Gjykata e Tiranës shqyrton 70 dosje trafikantësh
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Trafiku i lëndëve narkotike rrezikon dënimin nga 10 deri në 20 vjet heqje lirie. Dënimi që parashikon ligji duket se nuk pengon aspak të prirurit drejt “bisnesit” të shitjes së drogës. Kështu, vetëm gjatë këtij viti janë dërguar në Gjykatën e Tiranës 70 dosje, në të cilat janë marrë në cilësinë e të pandehurit, të paktën 100 të dyshuar. Por shifrat e larta të qarkullimit të dogës në vendin tonë zyrtarizohen dhe nga statistikat e Ministrisë së Brendshme, ku në 7 muaj janë sekuestruar rreth 6 kilogramë heroinë. Ndërsa drogat më të lehta arrijnë në shifra më të konsiderueshme. Fenomeni i shpërndarjes së drogës në kryeqytet dhe operacionet e policisë janë përqendruar kryesisht pranë gjimnazeve. Por në hartën e shpërndarjes së dorgës ndodhen me rreth të kuq zona e Bërrylit, Kombinati e Kinostudioja, ku përqëndrimi i trafikantëve është më i dendur.
Dosjet
Operacionet e policisë kundër drogës kanë vënë në pranga një numër të konsiderueshëm trafikantësh. Ndërkohë në Gjykatën e Tiranës, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë shqyrtuar nga togat e zeza 70 dosje. Në çdo dosje penale minimalisht janë dy të dyshuar, duke e dyfishuar kështu numrin e trafikantëve. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se janë shqyrtuar pjesa më e madhe e dosjeve, por një pjesë tjetër ndodhen në proces gjykimi. Gjithashtu, në kryeqytet janë bërë dhe operacionet më të mëdha të personave që kanë rënë në pranga për shitje, përdorim të lëndëve narkotike të ndryshme, që nga ato më të lehtat deri tek ato më të rëndat dhe më të shtrenjtat. Cilat janë zonat në të cilat shiten lëndët narkotike, dhe cilat janë drogat kryesore që shiten në rrugët, lokalet apo pabet e Tiranës gjatë ditëve dhe në fund të javës dhe klientët më të shumtë. Edhe pse uniformat blu të kryeqytetit kanë zhvilluar operacione të shumta për prangosjen e personave që merren me shitjen e lëndëve narkotike, ky është një fenomen që nuk hiqet.
Zonat
Burime konfidencilae nga policia bëjnë të ditur se në zonën e Kinostudios, që fillon nga rruga “Bardhyl” dhe ngjitet lart tek spitalet, është një hapësirë, e cila përdoret kryesisht nga përdoruesit e lëndës narkotike heroinë, e cila është në një çmim që varion sipas cilësisë së saj. Në këtë zonë përgjithësisht janë të mbledhur përdoruesit e drogës së kuqe, heroinë dhe se këtu përgjithësisht janë kapur personat që merren me tregtimin e kësaj lënde narkotike. Sipas të dhënave, kjo lloj droge vjen në Shqipëri me anë të kanaleve të ndryshme dhe tregtohet në Tiranë, pasi bashkohet me përzierësit si kafetinë, e cila ka dhe ngjyrën kafe që përafrohet me llojin e drogës së heroinës.
Ish-blloku
Përdoruesit e drogës preferojnë kokainën
Lloji tjetër i drogës së fortë, që shitet në kryeqytet është kokaina. Kjo lëndë narkotike shitet kryesisht në zonën e njohur të ish-bllokut. Sipas të dhënave, kjo është zona në të cilën shitet më shumë droga që është dhe më e shtrenjta jo vetëm në tregun shqiptar por dhe në atë botëror. Dhe kjo lëndë narkotike shitet e përzier, kryesisht me paracetamol. Pikërisht në disa aksione policore janë bllokuar sasi të konsiderueshme përzierësish të këtyre lëndëve narkotike. Ish-blloku dhe lokalet e natës që ndodhen në këtë zonë, personat të cilët i frekuentojnë këto lokale kanë bërë që në këtë zonë të shitet më shumë kjo lëndë narkotike, e cila është e shtrenjtë. Si heroina edhe kokaina, vjen në vendin tonë nga zona të tjera jashtë Shqipërisë, dhe transportohet në rrugë të ndryshme.
Lagjet periferike
Hashashi, klientë në gjithë Tiranën
Hashashi është një tjetër lëndë narkotike e cila shitet në Tiranë. Por në ndryshim nga dy llojet e mësipërme, të cilat kanë zonat e tyre ku shiten, hashashi apo kanabis sativa, nuk ka një zonë të përcaktuar përdorimi në kryeqytet dhe mund të gjendet në të gjithë territorin. Një veçanti e kësaj droge është dhe gjetja e tij. Ndryshe nga heroina dhe kokaina, hashashi mund të ketë dhe origjinë në ndonjë prej rretheve të Shqipërisë dhe nuk mungojnë arrestimet e personave që përpiqeshin të sillnin në Tiranë sasi të konsiderueshme hashashi. Kjo lëndë narkotike klasifikohet si e lehtë, por dënimi është një lloj për të gjitha lëndët narkotike.
Legjislacioni
Çfarë parashikon Kodi Penal
Neni 283
Prodhimi dhe shitja e narkotikëve
Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.
Neni 283/a
Trafikimi i narkotikëve
Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i substancave narkotike ose psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.
Neni 283/b
Krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës
Krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës administrojnë substanca narkotike ose psikotrope, i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e këtyre substancave, në kundërshtim me dispozitat ligjore përkatëse, dënohet nga tre gjer në shtatë vjet.
Neni 284
Kultivimi i bimëve narkotike
Kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Përdorimi i drogave
- 33.1 për qind kanë përdorur marijuanë
- 8.9 për qind kanë përdorur amfitamina
- 7.6 për qind kanë përdorur haluçinogjenë
- 6.1 për qind kanë përdorur ekstazi
- 6.0 për qind kanë përdorur medikamente për dhimbjet (2)
- 3.2 për qind kanë përdorur qetësues(2)
- 4.4 për qind kanë përdorur kokainë
- 2.6 për qind kanë përdorur thithës
- 1.6 për qind kanë përdorur heroinë
- 0.3 për qind kanë përdorur steroide(2)
Ky lajm është publikuar: 21/08/2008