Arrestohet 57-vjeçari, përvetësonte para me anë të mashtrimit

Shtetasi 57-vjeçar Ilir Allbrahimi u arrestua mëngjesin e sotëm, pasi akuzohet për veprën penale të “mashtrimit”, bënë të ditur burime të Policisë lokale. Sipas tyre, Ilir Albrahimi ishte dënuar më parë për veprën penale të “mashtrimit” dhe ishte shpallur në kërkim në bazë të urdhër-ndalimit nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Mësohet se 57-vjeçari në vitin 2005 i kishte përvetësuar me anë të mashtrimit 3000 euro shtetasit Ramazan Meta, ndërsa në 2007 i kishte përvetësuar po me anë të mashtrimit 1500 euro shtetasit Mariglen Dervishi.
...