E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejt përfundimit ndërtimi i 7 urave në Kukës

Nga 7 urat e segmentit të autostradës Kukës- Morin ndërsa 6 prej tyre kanë përfunduar, e fundit në afërsi të fshatit Përbreg në rrethin e Kukësit, pritet të përfundojë në fund të këtij muaji. Burime të firmës "Granit" që po ndërton këto ura, bënë të ditur se deri tani janë vendosur 179 trarë nga 186 trarë gjithsej në të 7 urat, ku është punuar vetëm në njërin drejtim, ose dykalimëshe. Në muajon shtator pritet zhvillimi i tenderit me synimin që puna të nisë këtë vjeshtë për ndërtimin edhe të dy korsive të tjera në të 7 urat. Ura më e madhe në këtë segment është ajo e Rexhepajve e gjatë rreth 380 metra dhe lartësi 64 metra. Në 6 urat kanë përfunduar asfaltimi dhe brezi mbrojtës (brez prej celiku) për urën dhe trotuaret.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›