E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet 52- vjeçari, plagos me dashje një bashkëqytetar

Shtetasi 52- vjeçar Kujtim Kapja liundur dhe banues në Elbasan u ndalua sot nën  akuzën për veprën penale “ plagosje me dashje” dhe ndaj tij ka nisur proçedimi penal, bënë të ditur sot burime të Policisë lokale. Sipas tyre, proçedimi ndaj Kujtim Kapja filloi pasi në fshatin Rrapun, Komuna Qendër Librazhd, gjatë një konflikti për motive të dobeta, goditi dhe lëndoi me mjete të forta shtetasin Elton Rrasa, vjeç 31, lindur dhe banues në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, i cili ndodhet në  spitalin kirurgjik të Elbasanit nën kujdesin e mjekëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›