Meta: “Kjo eshte qeveria e varferise, korrupsionit dhe erresires”
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, z. Ilir Meta, zhvilloi dje nje tur takimesh ne Jug te vendit, ne Sarande dhe Gjirokaster. Gjate ketyre takimeve, kreu i LSI-se, i shoqeruar edhe nga sekretari i Pergjithshem i LSI-se, z. Petrit Vasili, takuan anetare dhe simpatizante te LSI-se, por edhe qytetare te ndryshem, ku diskutuan me ta mbi shqetesimet dhe problemet qe po kalon aktualisht vendi. Gjate ketyre takimeve Meta u shpreh se "eshte koha per te protestuar kunder kesaj varferie te madhe, kunder erresires dhe korrupsionit te madh qe shkaktoi kjo qeveri e papergjegjshme". Gjate qendrimit te tij ne Gjirokaster, kryetari i LSI-se zhvilloi nje takim me intelektuale te qytetit dhe me te rinj te Gjirokastres. Ne kete takim, Meta u shpreh se vlerat e Gjirokastres duhet te ruhen, te evidentohen dhe te reklamohen edhe me shume. Turizmi ka qene kryetema e bisedes qe kryetari i LSI, Ilir Meta ka zhvilluar me qindra qytetare te Sarandes ne kinoteatrin e qytetit. "Turistet vijne jo per t'u lodhur e per t'u trembur nga deformimet qe i jane bere qytetit" – eshte shprehur Meta, duke akuzuar qeverine per mungesen e nje plani konkret per ruajtjen e vlerave bregdetare dhe historike te qytetit te Sarandes.
20 Dhjetor 2007