E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: “Diktatura e korrupsionit po pengon hetimin e aferes Durres-Kukes”

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar per abuzimet financiare me rrugen “Durres-Kukes”, Arben Isaraj, ka akuzuar qeverine se po perdor diktaturen per te penguar hetimet qe do te zbardhin kete afere korruptive. “Kjo diktature nuk pyet me per shtet dhe Kushtetute, por shkel hapur çdo ligj. Komisioni hetimor i rruges Durres-Morine, ne keto tre muaj qe po kalojne, ka zhvilluar vetem 5 mbledhje dhe ne te gjitha mbledhjet eshte per t’u habitur hidhen poshte vazhdimisht te gjitha kerkesat e opozites ne komision per marrjen e dokumenteve shteterore qe lidhen me kete hetim. Komisioni eshte perpara nje problemi te madh qe eshte ndryshimi ne kundershtim me ligjin per komisionet hetimore te objektit te veprimtarise se ketij komisioni nga kryetarja Topalli. Kerkesa e Grupit Parlamentar te PD-se si nismetar te ketij komisioni percaktohet se objekt i punes se tij do te jete hetimi i veprimtarise se autoriteteve publike te perfshira ne projektin madhor te ndertimit te rruges Durres-Morine, sipas kompetencave specifike, sidomos lidhur me vendimmarrjen, ekzekutimin, kompetencat ligjore, projektim, prokurim dhe zbatimin e punimeve. Ndersa Kryetarja e Kuvendit, kur zbardh kerkesen ne vendimin perkates, objektin e redukton dhe ky komision vjen me nje objekt shume te ngushte, qe eshte hetimi i procedurave te tenderimit te rruges Durres-Kukes-Morine. Ne ligj eshte e shkruar qarte kur thote se Kuvendi nuk mund te vendose kufizime. Objekti eshte kufizuar me qellim per te fshehur te verteten”, - tha Isaraj.

20 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›