Arrestohet Boshnjaku, i kerkuar nga FBI-ja
Akuzohet per pjesemarrje ne trafikun e droges, vjedhjen dhe trafikimin e makinave
SHKODER – Dje policia e Shkodres ka arrestuar nje person shume te kerkuar nga FBI-ja per disa vepra penale ne qytetin e Nju-Jorkut. E dhena e sigurt i ka çuar uniformat blu drejt suksesit per kapjen e Besmir Boshnjakut. Arrestimi i tij duket se eshte “urdheruar” nga koleget amerikane, pasi dihej nga ata se shqiptari ishte larguar nga SHBA-te dhe ishte vendosur ne vendlindjen e tij, per t’i shpetuar ndeshkimit per disa akuza atje.
Operacioni
Ne saje te nje operacioni te Seksionit te Luftes Kunder Trafiqeve te Paligjshme ne Drejtorine e Policise se Qarkut Shkoder, ne bashkepunim me forcat e Komisariatit te Policise Shkoder, ne baze te informacioneve te marra ne rruge operative, u be kapja dhe arrestimi i shtetasit Besmir Boshnjaku, 21 vjeç, lindur dhe banues ne Lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkoder. I riu kishte banuar perkohesisht ne SHBA dhe ishte kthyer ne Shqiperi me dt. 06.11.2007. Arrestimi i tij u be per arsye se me date 13.12.2007, ky shtetas eshte shpallur ne kerkim nderkombetar nga Byroja Federale e Hetimit ne SHBA per vepren penale “trafikim i mjeteve motorike te vjedhura”. U kryen veprimet procedurale dhe materialet ne ngarkim te tij i kaluan per ndjekje te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per vepren penale te parashikuar nga neni 141/a i K. Penal.
Akuzat
Boshnjaku eshte nje nder 7 personat e akuzuar per pjesemarrje ne trafikun e droges, vjedhjen dhe trafikimin e makinave. FBI-ja e kishte arrestuar ate me 8 korrik dhe e konsideronte si kapon e grupit te trafikut te droges rezident ne Nju-Jork City, Long Island dhe Pennsylvania. Pas arrestimit te tij ne Nju-Jork City, Boshnjaku vuri si garanci per lirimin e tij 1500 USD. Ai doli perpara Trupit Gjykues me 18 tetor dhe u denua me 5 vjet burg. Pas arrestimit dhe ngritjes se akuzes Boshnjaku u lirua kundrejt garancise se 1000 USD. Ai mundi te dale nga izolimi me 26 tetor 2007.
20 Dhjetor 2007