E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 64 vjecari Xhemal Hoti

Tirane- I merr parate duke i premtuar se do t'i shiste nje apartament, bie ne pranga 64 vjecari nen akuzen e mashtrimit. Ngjarja ka ndodhur ne kryeqytet disa kohe me pare ndersa si autor eshte vene ne pranga shtetasi Xhemal Ali Hoti, lindur ne Lezhe dhe banues ne Elbasan. Sipas hetimeve paraprake te kryera nga policia, Hoti dyshohet t'i kete marre shumen prej 35 mije euro nje qytetari, duke i premtuar shitjen e nje apartamenti banimi ne nje pallat qe do te ndertonte ne rrugen "At Gjergj Fishta". Por me pas ai eshte zhdukur se bashku me parate. Mesohet se 64 vjecari eshte paditur tre dite me pare, ndersa vetem dje specialistet Kunder Krimit Ekonomik e Financiar kane bere te mundur arrestimin e tij. Materialet hetimore i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Sipas policise Hoti ka konsumuar vepren penale te "mashtrimit". R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›