Pranga dy punonjësve të Adimistratës, shantazhonin pegadogen
Dy punonjës të Administratës Publike në Gjirokastër kanë përfunduar në pranga nën akuzë për shantazh. Ata janë Adriatik Calaj, punonjës i SHIK –ut dhe Laert Brahi, punonjës i Tatim Taksave. Sipas policisë ata i bënin shantazh një pedagogeje të Universitetit të Gjirokastrës, duke i thënë se kishin prova filmike që vërtetonin se ajo kishte abuzuar me detyrën. Në këmbim të filmimeve ata i kërkonin pedagoges 4 mijë euro. Arrestimi i tyre u krye gjatë marrjes së parave, në operacionin e koduar “Inteligjenca”.