Protesta e 21 janarit 1 vit burg per Agron Troksin

Agron Troksi më 21 Janar, gjatë protestave të opozitës ka tentuar të çajë postbllokun e policisë në portën e selisë së qeverisë. I përballur me gjykatën e Tiranës, në procesin ndaj tij për akuzën e ”shkatërrimit të pronës”, Troksi nuk ka mundur të shfajësojë pozicionin e tij kundrejt ligjit.
Gjyqtari Gerd Hoxha e shpalli atë fajtor për veprën e kryer dhe e dënoi me 1 vit burg, ndonëse organi i akuzës kishte kërkuar dënimin e tij me 10 muaj burgim. Troksi e pranoi veprën dhe kërkoi gjykim të shkurtuar, duke përfituar ulje me 1/3 e masës së dënimit.
Kjo do të thotë se pas vendimit të gjykatës, ai do të vuajë vetëm 9 muaj heqje lirie. Më 21 janar, Agron Troksi me mjetin e tij benz, depërtoi në ambientet e brendshme të kryeministrisë, por u ndalua nga pengesa e dytë e ngritur në institucionin e rëndësisë së veçantë.
Denada Shkodrani