Arrestohet Bujar Beqiri i dyshuar për vrasjen e Fitim Shabanit

Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin kryesor për vrasjen e Fitim Shabnait (1992) i cili vdiq të enjten nga dy plagë nga thika që përdori Bujar Beqiri.
Avni Oruqi shef i sektorit të hetimeve regjionale tha për rajonipress se i dyshuari është Bujar Beqiri (1962) nga Gjilani. Oruqi tha se i dyshuari është emër i njohur për policinë pasiqë në data bazën tonë ka të evidentuar mbi 57 vepra penale që lidhen me vjedhje dhe narkomani.
Edhe për viktimën Fitim Shabani policia thanë se ka qenë emër i njohur për hetuesit.
Imet Rrahmani mjeku kujdestar ka deklaruar se Shabani me vendbanim në lagjen “Arbëria” është sjellur në gjendje të rëndë në emergjencën e spitalit në Gjilan rreth orës 18.00, ku edhe për pasojë nga dy plagët e shkaktuara nga thika ka ndërruar jetë.
Rrahmani tha se viktima ka pasur dy plagë vdekjeprurëse në trup. /Indeksonline/