Tri strategjitë e Beogradit rreth Kosovës

Kreu shtetëror i Serbisë është i vendosur të gjejë një kompromis me serbët e Kosovës rreth Marrëveshjes, të marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE dhe të vazhdojë negociatat për zgjidhjen e çështjeve të tjera me Kosovës.
E përditshmja e Beogradit, “V.Novosti”, kreu shtetëror serb do të veprojë në tri drejtime:
1.Të arrihet marrëveshja me serbët e Kosovës, në mënyrë që të mënjanohen të gjitha pengesat për zbatimin e Marrëveshjes në terren;
2.Që në vazhdim të negociatave rreth vënies në jetë të planit të nxjerrë kushte sa më të favorshme për Serbinë, dhe
3.Që sa më parë të hapen e të arrihen së paku parimisht marrëveshje rreth çështjeve të tjera që kanë mbetur pa u zgjidhur – energjetika, telekomunikacioni, pronat, kthimi i të zhvendosurve...
Kjo strategji e Beogradit, transmeton Koha.net, synon të jetësohet brenda disa javëve të ardhshme, të cilat konsiderohen vendimtare për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe për marrjen e datës për negociata me BE-në. Po ashtu gazeta thekson se këto synime të Qeverisë së Beogradit kanë përkrahjen e gjerë të të gjitha grupeve parlamentare , pos të DSS-së së Koshtunicës./Indeksonline/