Arrestohet Paro Laci administrator i Klubit te Futbollit Partizani
Paro Laçi, administrator i Klubit të Futbollit Partizani, është arrestuar në orët e pasdites të së premtes në bazë të një mandati të gjykatës së Milanos
Sipas burimeve policore arrestimi është kërkuar nga INTERPOL Roma, për shkak të dënimit në mungesë me 10 vite burg nga Gjykata e Milanos në Itali në vitin 2011.
Dënimi është dhënë për veprat penale në kuadër të organizatës kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike.
Arrestimi është ekzekutuar nga skuadra e operacioneve speciale e drejtorisë së policisë së Tiranës, në afërsi të parkut të autobusëve.
Sipas policisë, Laçi, nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit.
Ai ndodhet në ambjentet e izolimit të drejtorisë së policisë së Tiranës, ndërsa nuk bëhej e ditur nëse do të ekstradohej apo do shlyente në burgjet shqiptare dënimin e marrë në Itali.
Paro Laçi, ka qenë shoqëruar disa herë, që nga problemet për drejtimin e klubit Partizani, ashtu edhe për akuza që lidhen me trukime ndeshjesh.