Vlore kapen arme ne port
Armë e municione u zbuluan në mjetin e një shtetasi italian. Nga porti i Vlorës ai po tentonte kalimin për në Itali. Elvis Bozzeti 34 vjeç lindur në Brindisi të Italisë u arrestua gjatë operacionit të koduar “ Vizitori” sapo inspektoret konstatuan armë gjatë kontrollit. Në mjet u gjetën 10 armë zjarri tip automatikë , 15 granata luftarake ofensive dhe defensive dhe qindra fisheke. Mësohet se Bozzeti kishte ardhur në Shqipëri dy ditë më parë me automjetin tij tip Fiat Multipla me targa BR 530 HH, ka arritur të sigurojë sasinë e mësipërme të armëve dhe municioneve të cilat pasi i ka fshehur në pjesët e brendshme të automjetit të tij ka tentuar ti trafikojë në Itali.