E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mursi mbron dekretin

Presidenti i Egjiptit Muhamed Mursi ka mbrojtur deri në fund dekretin e diskutueshëm që ka kthyer në shesh manifestuesit në Kajro. Në të njëjtën kohë është konfirmuar edhe referendumi kushtetues për datën 15 dhjetor, por dhe hapja për bisedime me opozitën, me të cilën Mursi ka thënë se dëshiron të krijojë dialog. Presidenti i vendit ka dënuar dhunën, që sipas tij është nisur nga mbetjet e regjimit të vjetër, por duke respektuar zërin e kritikës. Një nga protestuesit është shprehur se populli egjiptian ka vendosur në sheshin Tahrir që presidenti Mursi ti hiqen detyrat e tij dhe të gjykohet. Për Mohamed el Baradei, ish presidentin e agjencisë ndërkombëtare për energjinë bërthamore dhe përfaqësues i opozitës në realitet nuk ka asnjë shpresë për dialog.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›