Familja shqiptare ankohet nga nacionalistet maqedonas
Anëtarët e familjes Saiti nga fshati Inxhikovë afër Shkupit ankohen se janë viktimë e nacionalizmit maqedonas, pasi inspektorati urbanistik ka prishur shtëpitë e tyre me arsyetim se nuk posedojnë leje adekuate për ndërtim. Kushërinjtë Misin dhe Muadin Saiti thonë se shtëpitë i kanë ndërtuar pasi kanë siguruar tërë dokumentacionin e nevojshëm, dhe akuzojnë se shkak për prishjen e shtëpive të tyre është vetëm fakti se janë shqiptarë.
Prishja e dy shtëpive në këtë fshat me popullatë të përzier, ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe pa kurrfarë paralajmërimi.
Me prishjen e dy shtëpive, familjes Saiti i është shkaktuar dëm në lartësi prej 30 mijë eurove. Ata paralajmërojnë se do të ankohen në gjykatat maqedonase, dhe nëse nuk fitojnë drejtësinë e merituar do të ankohen edhe në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg.