Kriza ekonomike, rekord papunësie në Francë
Niveli i papunësisë në Francë është rritur me 10.3% në semestrin e tretë, që shënon rekord që nga viti 1999. Të dhënat të publikuara nga zyra e statistikave Insee, përbëjnë një lajm shumë të keq për presidentin e vendit Fransua Holland, i zgjedhur në muajin maj me premtimin se do të ndalonte hemoragjinë e humbjes së vendeve të punës brenda vitit 2013. Ashtu si pasqyrohet dhe në grafik, papunësia është rritur nga 10.2% në tremujorin e dytë është rritur në 10.3% në tremujorin e tretë. Por dhe më shqetësuese janë të dhënat në lidhje me papunësinë e të rinjve, që është rritur nga 23.6 në 24.9 për qind, niveli më i lartë ky që nga mbledhja e parë e këtyre statistikave në vitin 1996.
Edhe pse tregjet financiare e kanë lehtësuar presionin mbi Francën, e cila aktualisht paguan taksa interesi më të ulëta në krahasim me disa muaj më parë, qeveria e Hollond e ka të vështirë të mbajë nën kontroll paralelisht objektivat financiarë dhe masat për rritjen e ekonomisë. Reduktimi i buxhetit të shpenzimeve ka kufizuar pragun e veprimit për të mbështetur fushën industriale dhe për të krijuar vende të reja pune.
...