E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja e 80-të nga Republika e Beninit

PRISHTINË- Kosova njihet nga Republika e Beninit dhe arrin keshtu në 80 numri i shteteve të botës që e njohin shtetin më të ri evropian.
Zv/kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, konfirmon zyrtarisht njohjen, që u bë e ditur nga zyra e tij në orët e para të ditës së sotme.
Njohja nga Benini i është dorëzuar sot zv/kryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, Behxhet Pacolli, nga Presidenti i Beninit Yayi Boni gjatë një takimit zyrtar.
“Kjo njohje është rezultat i aktiviteteve të vazhdueshme lobuese të zotit Pacolli në kuadër të diplomacisë së tij në shtetet veç e veç”, bejne te ditur në zyrën e zv/kryeministrit të parë kosovar dhe paralajmërojnë se gjatë ditës do dërgojnë edhe notën verbale të njohjes. Aktivitetet lobuese të zotit Pacolli do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Republika e Beninit kufizohet me Togon, Nigerinë e Burkina Fason. Kryeqyteti i Beninit është Porto Novo. Benini ka një sipërfaqe prej 110 mijë kilometrash katrore, me rreth 9 milion banorë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›