E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova pritet të njihet nga 15 shtete të reja

PRISHTINË- Kosovën shumë shpejt do ta njohin 15 shtete të reja. Lajmi konfirmohet nga zyra e zv/kryeministrit Behgjet Pacolli.

Kushtrim Bajrami, këshilltar i zv/kryeministrit Pacolli në një konferencë për mediat deklaroi se njohjet e reja do të vijnë nga Kommuniteti i Karaibeve, ose ndryshe CARICOMI'it.

“Këto shtete gjatë ditës kanë konfirmuar dhe kane njoftuar zyrën e zëvendëskryeministrit të Parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli përmes përfaqësive të tyre diplomatike në Londër dhe Gjenevë për vendimin për njohjen e Republikës së Kosovës”,- theksoi Bajrami.

Agjencia e lajmeve Express bën me dije se sipas këshilltarit të kryeministrit zotimi për njohjen e Republikës së Kosovës nga shtetet anëtare të CARICOM-it, është bërë në mbledhjen e fundit të kësaj organizate, ndërsa procedimi formal i notës verbale do të bëhet nga shtetet anëtare veç e veç në ditët në vijim.

Anëtarët e Komunitet të Karaibeve respektivisht CARICOMIT janë: Antigua dhe Barbuda (Anëtar i OKB nga viti 1981). Bahamas (Anëtar i OKB nga viti 1973). Barbados (Anëtar i OKB nga viti 1966). Dominica (Anëtar i OKB nga viti 1978). Grenada (Anëtar i OKB nga viti 1974). Guyana (Anëtar i OKB nga viti 1966). Haiti (Anëtar i OKB nga viti 1945). Jamaica (Anëtar i OKB nga viti 1962). Montserrat.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›