Hagë, arrestohet dëshmitari kyc i çështjes Haradinaj
SHBA- Gjykata Ndërkombëtare për Krime Luftë në ish-Jugosllavi ka nisur sot rigjykimin e pjesshëm të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë Lah Brahimaj e Idriz Balaj.
Para fillimit të procesit një zëdhënësë e Gjykatës për krime lufte në ish-jugosllavi tha se autoritetet hollandeze kanë arrestuar një dëshmitar kyc në cështjen ndaj Haradinaj, i cili pati refuzuar të dëshmonte në procesin fillestar në 2008-ën.
“Sot, gjykata njoftoi se Shefqet Kabashi, dëshmitar i cili ishte paditur për mospërfillje të gjykatës 4 vjet më parë, është arrestuar nga autoritetet hollandeze dhe është transferuar tashmë në njësinë e paraburgimit të Gjykatës. Ai kërkohej nga drejtësia pasi refuzoi të dëshmonte në gjyqin kundër Ramush Haradinaj. Dëshmia e Kabashit konsiderohet nga trupi gjykues si thelbësore për rigjykimin e Ramush Haradinaj.”,- thuhet në njoftimin e gjykatës.
Sipas zëdhënëses së gjykates, Shefket Kabashi është planifikuar të dëshmojë nesër, megjithese ka të drejtën të refuzojë, por në këtë rast ai do të arrestohet.
Në deklaratën e tij hyrëse, prokurori Paul Roxhers deklaroi se tre të pandehurit akuzohen për vrasje, tortura trajtim cnjerëzor dhe krime lufte, ndërsa avokati mbrojtës Ben Emerson tha se nuk ka asnjë provë se libri i publikuar në Kosovë me intervistat e Haradinaj dhe një përmbledhje të artikujve të tij, të jetë autorizuar apo shkruar me urdhër të Haradinaj ndaj dhe për këtë arsye, trupi i mëparshëm gjykues e konsideroi si provë të pavlerë duke e përjashtuar atë nga procesi.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)