E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeku: Çështja e kufirit të Kosovës nuk mund të negociohet

PRISHTINË- Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka deklaruar se veriu i Kosovës nuk mund të ndahet. Çeku ka thënë se ajo që bëri qeveria kur mori në kontroll dy pikat doganore në veri nuk ishte një çështje politike, por ishte çështje e sigurisë.

Ministri Çeku deklaroi për Zërin e Amerikës se qeveria e Kosovës demonstroi se ndërhyrja n ë veri  nuk ishte një aksion kundër popullsisë serbe, pasi ajo ofroi ndihmën e saj ndaj tyre  nëse do të ishte e nevojshme.

Çeku tha se Qeveria e Kosovës është për zgjidhjen e problemeve me dialog, por çështja e kufirit nuk mund të negociohet. “Qeveria e Kosovës ka të drejtë të vendosë kontrollin e saj në të gjithë vendin”,-tha ministri.

Ushtrimi i trysnisë ndaj Beogradi që të ndalë financimin dhe nxitjen e popullsisë me përkatësi etnike serbe që jeton në veri të Kosovës, sipas ministrit të FSK është një nga mënyrat për zgjidhjen e situatës në veri ë vendit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›