E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet Timoshenko theu rregullat ne gjyq

Gjykata në Ukrainë ka vendosur arrestimin e ish-kryeministres Julia Timoshenko, e cila është nën hetim për abuzim me detyrën gjatë nënshkrimit të kontratës 10-vjeçare të gazit me Rusinë. Vendimi i gjykatës erdhi pas mosmarrëveshjeve në sallën e gjyqit.

Gjyqtarja akuzoi kryetaren e opozitës se theu rregullat e gjykatës, përfshi këtu edhe pengimin e procesit gjyqësor. Ndërsa, Timoshenko tha se akuzat e ngritura ndaj saj janë të motivuara politikisht.Teksa po e nxirrnin jashtë nga salla e gjyqit të prangosur, mbështetës të saj u konfrontuan me forcat e policisë.

Kjo është hera e dytë që prokuroria kërkon arrestimin e Timoshenkos për sjellje të keqe në gjyq. Kërkesa e parë që u bë javën e shkuar u hodh poshtë nga gjykata.Timoshenko, një nga figurat kryesore të Revolucionit Portokalli në 2004-ën ka qenë kryeministre e Ukrainës nga 2007-2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›