Broshurat e turizmit te huajt zgjedhin aventuren

Hartat me shpjegimet përkatëse janë broshurat më të kërkura të turistëve që shkelin tokën shqiptare. Sipas specialistëve të promocionit në Agjencinë Kombëtare të Turizimit, botimet promocionale kanë përmbushur qëllimin për informimin e plotë të vizitorëve.
“Nga seti i materialeve promocionale që kemi ne dhe nga monitorimet që kemi, sidomos gjatë pjesëmarrjeve në panairet e huaja, artikulli më i kërkuar është harta turistike, e cila ka rrjetin rrugor, ka disa simbole mbi atraksionet dhe shërbimet kryesore që turistët gjejnë në Shqipëri. Material i kërkuar është guida e vogël e tureve që ka një shpërndarje mjadt të mirë dhe do të thoja edhe guida me një informacion të përgjithshëm është ndër elementet më të kërkuara”-thotë Sokol Kongoli, Përgjegjës i sektorit të Promocionit.
Ndërsa plazhi dhe rëra në Shqipëri janë të preferuarat e kosovarëve dhe maqedonasve, turistët kombësive të huaja zgjedhin aventurën dhe turizimin kulturor.
“Turistët e huaj e vendeve të zhvilluara të Europës Perëndimore, preferojnë turet në Shqipëri, vizita në qytetet kryesore, në pikat turistike, muzeume pra janë të orientuar drejt njohjes së Shqipërisë dhe drejt turizmit kulturor. Ka dhe një treg më të vogël që është si vendas ashtu edhe ndërkombëtar, i cili është i interesuar për turizmin e aventurës”-thekson Kongoli.
Ndryshe nga një vit më parë kur për promocion u shfrytëzuan edhe reklama televizive në kanale të njohur, këtë vit promocioni ëhstë mbështetur kryesisht tek shpërndarja e broshurave në panaire të ndryshme.