E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, policia në kërkim të një të humburi në kufi

ATHINE-Policia greke dhe ekipi i trajtimit të katastrofave (EMAK) në Janinë, po merren prej tri ditësh me çështjen e zhdukjes së një personi të panjohur.
Të shtunën, një person i paidentifikuar kërkoi ndihmë përmes numrit të emergjencës të telefonisë celulare dhe pas pak telefoni i tij nuk funksionoi më, ndoshta për shkak të mbarimit të baterisë.

Në telefonatë i panjohuri tha se është bllokuar mes shkëmbinjve në një zonë të pakalushme midis Agia Marinas dhe Kastanis, në distancë të vogël nga kufiri greko-shqiptar.
Menjëherë forcat e policisë dhe të EMAK u vunë në lëvizje, duke përdorur edhe aparetet e posaçme të perceptimit si dhe qen kërkimi, por pa rezultat.

Ndërkaq, në rajon, por dhe të në gjithë Greqinë nuk është bërë gjatë këtyre tri ditëve ndonjë denoncim për zhdukje personi.
Policia nuk përjashton mundësinë që telefonuesi të jetë një shtetas shqiptar që ka qenë duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Kërkimet po vazhdojnë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›