Elbasan, vritet në piken e llotos babai i 2 femijëve, ishte i armatosur
ELBASAN- Një 49 vjeçar, baba i dy fëmijëve, është vrarë ne oret e mesnates se sotme me armë zjarri nga një adoleshent. Ngjarja ka ndodhur në një lokal Lloto – Sporti, ku 49 vjeçari Vasil Kanani së bashku me të afërmin e tij, Emin Mehja, kanë hyrë në lokal të armatosur me armë zjarri dhe armë të ftohtë të llojit thikë dhe kanë nisur të rrahin 19 vjeçarin Merdov Dushku. Në këtë moment, 19 vjeçari, i cili ka qenë i armatosur, ka qëlluar dy herë në drejtim të 49 vjeçarit, ku plumbat e kanë prekur në këmbë dhe në trup e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Me gjithë ndihmën mjekësore dhënë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, 49 vjeçari nuk ka mundur të jetojë, ku edhe ka ndërruar jetë. Ndërkaq, Policia beri te ditur se brenda një harku kohor të shkurtër, gjatë orëvë të para te dites bëri të mundur identifikimi dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Emin Mehja, 41 vjeç, i cili dyshohet si pjesëmarrës në ngjarje dhe gjatë orëve të mesditës së të martës u ndalua edhe shtetasi Merdov Dushku, 19 vjeç, i cili dyshohet se është autori i kësaj ngjarje. Për zbulimin dhe dokumentimin e ngjarjes u bashkëpunua në mënyrë të vazhdueshme dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Sipas Policise, ngjarja dyshohet të këtë ndodhur për motive banale. Rreth katër muaj më parë, viktima dhe autori janë zënë me fjalë për motive banale, sherr i cili vijoi edhe mesnaten e sotme në lokal, duke shkaktuar edhe vdekjen e 49 vjeçarit. Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar edhe një armë të tipit automatik, qe i përket shtetasit Emin Mehja. Personat e sipërpërmendur te arrestuar në flagrance akuzohen për veprat penale të “Vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim”, si edhe “Armëmbajtjes pa leje”.
(d.b/BalkanWeb)