PD: Rama flet për progres, por ndjek politikë të vjetër
TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar kreun e opozitës Edi Rama se në Asamblenë e Partisë Socialiste të mbajtur sot ka vijuar me sulmet e vjetra.
“Sot Edi Rama, nxori në dritë axhendën e tij për Kongresin e Partisë Socialiste.Ai foli për një vend të pastër, por politikat e tij të dështuara si Kryebashkikak i Tiranës, bënë që Tirana të jetë qyteti më i ndotur në Shqipëri. Ai foli për dhënien fund të monopoleve, por mandati i tij i dështuar si Kryebashkiak i Tiranës çoi në krijimin e kartelit të lejeve të ndërtimit. Ai foli për rritjen ekonomike, por si Kryebashkiak ai nuk bëri asgjë për rritjen ekonomike, por rriti taksat në nivel rekord. Ai foli për progres, por si lider i opozitës ai ka bërë c’ka mundur për të bllokuar progresin e Shqipërisë.Ai foli me një ton të ri, por përsëri sulmet ishin ato të vjetrat, të lodhura. Ai pretendoi se kishte ide të reja, por ishte po ajo retorikë e vjetër, e lodhur”,- theksoi zëdhënësja e Partisë Demokratike, Albana Mustafaraj.
Partia Demokratike i kërkon kreut të PS-së që të japë llogari para shqiptarëve se cfarë po bën opozita për integrímin e vendit, si dhe arsyen pse nuk voton ligjet që kërkojnë 3/5.
“Sot Edi Rama, foli shumë për mosmarrëveshjet por përsëri nuk dha asnjë përgjigje për të qënë se pse po e bllokon të gjitha ligjet me 3/5 në parlament. Ai nuk e përmendi as për një herë të vetme arsyen apo bazë, se pse e kundërshton votimin e 16 ligjeve që kërkojne shumicë të cilësuar në parlament. Qytetarët duan të dinë se pse Edi Rama vazhdon të bllokojë këto ligje. A ekziston ndonjë kundërshtim thelbësor, apo po luan politika personale me progresin? Shpresojmë që Z. Rama dhe PS-ja do të mbajnë anën e qytetarëve dhe nuk do të bllokojnë progresin në të ardhmen”,- theksoi Mustafaraj.
(e.m/BalkanWeb)