Qarku i Korçës, incidentet e ndodhura gjatë procesit zgjedhor
Në qarkun e Korçës gjatë gjithë procesit të ditës së votimit dhe numërimit janë regjistruar disa incidente sporadike, por që nuk kanë krijuar vetëm disa orë pushim nga ana e komisionerëve. Gjatë ditës së djeshme në KZAZ-në e qytetit të Korçës është bllokuar numërimi për shkak se në një kuti nuk është gjendur një procesverbal. Ndërkohë që nga një të tillë e kanë të gjithë anëtarët e komisionit. Kjo e ka bërë të pakuptueshëm bllokimin e procesit në këtë KZAZ, ku më pas është vijuar me numërimin e kutive të fundit. Kutia për të cilën bëhej fjalë është ajo me numër 38-64, që ishte hapur dhe më pas është vulosur. Në KZAZ-në Nr. 30 kanë qenë votat e fshatrave të Korçës. Sipas komisionerëve socialistë procesverbali është fshehur qëllimisht për të shkaktuar vonesa në numërimin e votave, pasi në momentin e zhdukjes së procesverbalit kanë qenë vetëm dy kuti të fundit për t’u numëruar. Ndërsa ditën e votimit, rreth orës 13:25, në qarkun Korçë është shënuar një tjetër incident, ku një person është sulmuar në fshatin Sulaj të Bilishtit nga disa të rinj, pasi doli nga një qendër votimi. I lënduari rezultoi se ishte Halil Pajo, 68 vjeç. Pajo është anëtar i Shtabit Elektoral të Partisë Socialiste. Ai ka rrëfyer se të rinjtë që e sulmuan ishin në një makinë me targa greke dhe që mbanin flamuj të PD-së. Disa orë më pas, rreth orës 17:30, është shënuar një incident në një fshat të Korçës. Në Leshnicë u dha informacioni se komisionerët e Partisë Socialistë janë mbajtur “peng” nga militantët e PD-së. Pas këtij informacioni u nisën përfaqësues të shtabeve elektorale për të sqaruar ngjarjen në fjalë. Ndërkohë, banorët nuk kanë mundur dot të votojnë, por kanë qëndruar në radhë, në pritje të zgjidhje të situatës.
1 Korrik 2009