E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet autori i plagosjes se militantit te PS-se ne Selite

Hetimet

Nje person u arrestua mbreme nga policia e kryeqytetit per plagosjen e adoleshentit nip i kryetarit te Partise Socialiste per zonen e Selites. Policia kishte shoqeruar tre persona te dyshuar emrat e te cileve nuk i ka publikuar deri ne momentin qe eshte verifikuar autoresia e ngjarjes. Policia tha zyrtarisht se kishte ndaluar personin e dyshuar per plagosjen e rende te 16-vjecarit Ali Shkelqim Doci. Po sipas policise autori eshte Arber Llazar Ristani 21 vjec me banim ne Tirane. I riu simpatizant i LSI-se eshte perfshire ne nje sherr me simpatizante te PS ku i plagosur mbeti 16-vjecari. Kapja e menjehershme e autorit te dyshuar te kesaj plagosjeje u arrit ne afersi te rruges Margarita Tutulani ne Tirane ku autori i dyshuar ndodhej ne nje banese thuhet ne deklaraten e policise. Ndaj 21-vjecarit Arber Ristani u mor masa e arrestit ne flagrance per konsumim te vepres penale parashikuar nga neni 89 te Kodit Penal.

Behet fjale per ngjarjen e ndodhur dy dite me pare kur disa persona goditen simpatizantet e Partise Socialiste dhe mbeti i plagosur me thike nje person teksa shoqeronin grupin e Edi Rames qe kishte shkuar per te prezantuar kandidatin e Partise Socialiste per minibashki. Sipas te dhenave hetimore dje policia ka identifikuar dhe shoqeruar tre te dyshuarit qe jane marre ne pyetje deri ne oret e vona te nates. Policia tha se pritej arrestimi i tyre per plagosje ne bashkepunim. Gjithcka ka ndodhur kur ka kaluar grupi masiv me ne krye Edi Ramen dhe simpatizantet socialiste te mbetur ishin te pakte. Ata kane qene duke kaluar para njesise se LSI-se ne kete zone kur disa persona u jane versulur dhe nga perleshja nje simpatizant i Partise Socialiste ka mbetur i plagosur. Menjehere i plagosuri Ali Doci eshte nisur per ne qendren spitalore Nene Tereza por plaget kane qene te renda keshtu qe eshte transferuar ne Spitalin Ushtarak. Pas kesaj ngjarjeje te rende eshte njoftuar policia dhe aty kane mberritur forcat e Komisariatit nr. 2. Sipas te dhenave po punohet ende per sqarimin e plote te rrethanave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›