E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masterplani i qendres strehimi dhe periferia ceshtjet e nxehta te fushates

Qyteti

Qyteti i Korces numeron 86 mije banore. Ne zgjedhjet e 8 majit per Bashkine e qytetit ne lista rezultojne 71 mije qytetare te cilet do te ushtrojne te drejten e votes per te zgjedhur kreun e bashkise. Perballe njeri-tjetrit garojne Niko Peleshi i Partise Socialiste kryebashkiaku aktual i Korces i cili kerkon nje mandat te dyte dhe Andrea Mano i Partise Demokratike i cili para fillimit te fushates elektorale mbante postin e prefektit te Korces. Pika me e nxehte e debatit per Korcen mbetet qendra e qytetit me nje projekt qe ka futur ne konflikt palet por qe ende nuk eshte zbatuar duke lene te hapura rruget dhe trotuaret dhe duke krijuar probleme per qarkullimin e mjeteve dhe kembesoreve. Nje tjeter problematike me te cilen perballet qyteti mbetet strehimi. Jane te pakten 1500 familje ende te pastreha por edhe pse jane ndertuar banesa sociale per shkak te numrit te madh te ketyre familjeve shume te tjera kane nevoje per strehim. Zonat informale nuk kane te zgjidhur urbanizimin per faktin se procesi i legalizimit i ka lene keto zona ne pamundesi per te bere shtrimin e rrugeve dhe kanalizimet. Shume familje kryesisht ne lagjet periferike vijojne te marrin ushqime me lista si pasoje e mungeses se te ardhurave nga punesimi nderkohe qe per shkak te gjendjes se renduar ekonomike dhe per shkak te konkurrences se pandershme vetem gjate vitit 2010 ne qytet jane mbyllur te pakten 280 biznese te vogla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›