E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje: Policët e mësuesit serbë në grevë

Mijëra mësues dhe policë kanë protestuar në Republikën Serbe të Bosnjes, kundër shkurtimit të planifikuar të pagave prej 10 për qind për punëtorët publikë, duke u nisur nga viti i ardhshëm.

Ishte kjo protesta e parë e madhe në vite, që u zhvillua kundër shkurtimeve të shpenzimeve qeveritare, transmeton rel.

Rreth 40 mijë punonjës të sektorit publik iu bashkuan grevës një-orëshe të së premtes.

Paga mesatare mujore e mësuesve dhe policëve në Republikën Serbe varion midis 500-700 dollarë amerikanë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›