E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta para homologut Milloshoski: Të intensifikohen projektet e Korridorit VIII

Tiranë, 8 shkurt, NOA Update Paraqitet me një
rëndësi mjaft të madhe fakti që Shqipëria dhe Maqedonia, në bashkëpunim me
Bullgarinë dhe Italinë, të intesifikojnë të gjitha projektet e përbashkëta që
kanë të bëjnë me Korridorin VIII.

Një deklaratë e tillë është bërë nga ministri
i Punëve të Jashtme, Ilir Meta gjatë një konference për shtyp me homologun e
tij maqedonas, Antonio Milloshoski, i cili gjendet për një vizitë në Tiranë.

Këtë projekt, Meta e ka renditur në listën e
gjatë të projekteve të bashkëpunimit që ekzistojnë mes dy vendeve tona si ato në
fushën e arsimit, energjisë, shëndetësisë, transporteve etj.

E përshëndeta Milloshoskin për masën e
arritur ndaj qytetarëve të Maqedonisë për liberalizimin e vizave dhe shpresojmë
që edhe ne ta fitojmë atë brenda këtij viti, tha më tej Meta para Milloshoskit.

Sipas tij, Shqipëria zyrtare mbështet fuqimisht
anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, me shpresojmë që të kapërcehet çdo
formalitet që ka mbetur për anëtarësimin e këtij vendi.

Por pavarësisht ne vlerësojmë faktin që ky
vend është shumë i angazhuar në të gjitha misionet ndërkombëtare për ruajtjen e
paqes në botë, tha më pas Meta lidhur me një fakt të tillë.

Sipas Metës, ne jemi të interesuar për
vazhdimin e reformave në Maqedoni dhe pala shqiptare mendon se është i
nevojshëm zbatimi i marrëveshjes së Ohrit.

Maqedonia ka luajtur një rol shumë
stabilizues për rajonin tonë dhe në këtë kuadër Shqipëria përshëndet
nënshkrimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Kosovën dhe vendosjen
e marrdhënieve diplomatike mes tyre, tha më pas ai.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›