Ambasadorët e BE, takim me presidentin

Tiranë, 8 shkurt, NOA Për herë të tretë vetëm
brenda pak ditëve, dy ambasadorët përfaqësues të Bashkimit Evropian në Tiranë,
po zhvillojnë një takim me presidentin e Republikës, në kuadrin e zgjidhjes së krizës
politike.
Lajmi konfirmohet zyrtarisht për agjencinë e
Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se të ftuar aktualisht në zyrën e kreut të
shtetit janë kreu i delegacionit të Komisionit Mësohet se tema kryesore e bisedës
së tyre është ajo e një tryeze të pritshme mes mazhorancës dhe opozitës për të
diskutuar rrugët të cilat do të çonin në zgjidhjen e krizës aktuale politike në
vend si dhe përfundimin e bojkotit të Kuvendit.
Ndërkaq, pritet që disa minuta më vonë, presidenti Bamir Topi të zhvillojë një
takim edhe me ambasadorin amerikan, John Uithers, edhe ky i vlefshëm në kuadrin
e zgjidhjes së krizës politike në vend.
Presidenti Topi është takuar një herë në
muajin janar dhe një herë tjetër ditët e fundit me dy ambasadorët Lohan dhe
Montobio.
n.e/NOA