E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet autori i vrasjes në Tiranë

Në pranga përfundoi shtetasi Arif Shehu i njohur më parë me emrin Bledi Balliu, 32-vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të lendëve narkotike”. 

Aleksandër Koliçi ishte dënuar nga drejtësia për trafik droge, por vitet e dënimit ishin ulur për shkak se kishte pranuar të bashkëpunonte me drejtësinë.

Nga veprimet e kryera hetimore, rezulton se motivi i kësaj ngjarje të kryer nga Arif SHEHU është se viktima ka patur dijeni per disa vepra penale te kryera nga autori i kësaj ngjarje ne vite. Gjithashtu, në banesën e autorit të ngjarjes Arif Shehu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një jelek antiplumb, veshje të cilat autori ka mbajtur në momentin e kryerjes së krimit dhe disa materiale shkresore qe e implikojnë këtë shtetas në disa vepra të tjera penale./Start/

                                                                                             2011-07-16 11:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›