Këshilli i Sigurimit heq 14 talibanë nga lista e zezë

Kërkesa për heqjen e këtyre emrave nga lista e zezë është bërë nga qeveria e Presidentit afgan, Hamid Karzai. Në listën e emrave të hequr nga Këshilli i Sigurimit përfshihen katër anëtarë në Këshillit të Lartë për Paqe, të ngritur vitin e kaluar për të vënë në shina bisedimet me talibanët.
Këshilli i Sigurimit theksoi se heqja e emrave nga lista e zezë përbënte një sinjal të fortë për qeverinë afgane në mbështetje të përpjekjeve për pajtim.
Sanksionet ndaj këtyre liderëve u vendosën në vitin 1999, kur talibanët ishin në pushtet, dhe u zgjeruan pas sulmeve të 11 Shtatorit të vitit 2001./Start/F. P/
2011-07-16 12:12