Arrestohet autori i vrasjes tek ish Blloku
TIRANE- Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht se autori i vrasjes së shtetasit Nadien Zeneli, ngjarje e ndodhur në në zonën e ish Bllokut, është 24 vjeçari, Mariglen Haka, lindur dhe banues në Nikel të Krujës.
Sipas policisë, autori ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të Nadien Zenelit, si dhe ka plagosur dy shtetas të tjerë.
Në një dalje përpara gazetarëve, zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini tha se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive gjakamarrje, pasi dyshohet se viktima, Nadien Zeneli, është autori i vrasjes së Roland Hakës, një ngjarje e ndodhur disa vite më parë në Krujë.
Sipas policisë është vënë në pranga edhe shtetasi Lutfir Haka, 59 vjeç, pasi dyshohet se është bashkëpunëtor në vrasje, ndaj tij është marrë masa e arrestit.
Nga kontrollet e ushtruara në banesën e autorit të vrasjes, policia tha se ka gjetur dy armë automatike, dhe një sasi të konsiderueshme fishekësh.
Ngjarja ndodhi naten e 13 qershorit ne mes te bllokut, ku viktima u qellua per vdekje teksa ishte ulur ne nje lokal. Te plagosur mbeten edhe dy persona te tjere, nderkohe qe policia beri me dije se krimi kishte shkak konflikte te meparshme ne te cilat dyshohet te ishte perfshire viktima.