E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Përplasja Berisha-FMN, një ëndërr e krerëve të opozitës”

29/06/2011  Sqarimi i zëdhënëses së kryeministrit

Kryeministria ka reaguar dje lidhur me keqinterpretimin e deklaratave të së hënës të kryeministrit Berisha në lidhje me politikat ekonomike të qeverisë. “Sot, gazeta që kontrollohen nga opozita, me tituj në faqet të tyre të para kanë dezinformuar publikun mbi përplasje midis kryeministrit Berisha dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për politikat ekonomike të vendit”, thuhet në njoftim. Zëdhënësja e kryeministrit sqaron se këto pretendime të shtypit të kontrolluar nga opozita janë mashtrime dhe trillime te radhës, sepse bashkëpunimi i qeverisë shqiptare me FMN-në është transparent dhe i suksesshëm. “Qeveria është e vendosur për rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe mosrritjen e taksave, pasi beson se rritja e rogave dhe pensioneve është një detyrim moral i qeverisë dhe investim i rëndësishëm në burimet njerëzore, sikundër mbajtja e nivelit aktual të taksave përbën një lehtësi dhe nxitje të madhe për biznesin dhe investimet në Shqipëri. Të gjitha pretendimet e shkrimeve të sotme mbi përplasje mes Kryeministrit dhe FMN janë thjesht një ëndërr dashakeqe e krerëve të opozitës”, përfundon deklaratën zëdhënësja e kryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›