Mungesa e opozitës shtyn miratimin e ligjit për titujt e pronësisë
29/06/2011 Projektligji parashikon konfiskim të tokës kur është marrë në mënyrë abuzive
Komisioni i Ligjeve ka shtyrë diskutimet për projektligjin “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” deri në një afat të pacaktuar. Shkak për këtë është bërë mungesa e opozitës në mbledhjen këtij komisioni, mungesë e cila ka ardhur si pasojë e kundërshtive që kanë socialistët në lidhje me procesin zgjedhor në Tiranë. Ligji, i cili ka si qëllim të shqyrtojë titujt e pronësisë në fermat dhe kooperativat bujqësore, si dhe të hedhë dritë mbi abuzimet që janë bërë kryesisht me tokat në bregdet, ka më se një muaj që ndodhet në tavolinat e komisioneve të Kuvendit. Në bazë të ndryshimeve të bëra, Komisionit Qeveritar të Tokës i lind e drejta që ta konfiskojë tokën që është marrë me anë të falsifikimit të dokumenteve dhe jashtë procedurave ligjore. Gjithashtu në bazë të këtij ligji parashikohet dhe masa e pagesës për të gjithë ata persona që në kundërshtim me ligjin kanë marrë më shumë tokë sesa u takon në të vërtetë. Në rastin më të mirë me anë të këtij ligji personit në fjalë i jepet mundësia që ta blejë sipërfaqen e zënë abuzivisht, ndërsa në rastin më të keq toka i sekuestrohet. Specialistët shprehen se fondi që do të sigurohet nga zbatimi i këtij ligji për ato raste ku toka do të konfiskohet, një pjesë e mirë e tij do të kalojë si fond fizik për kompensimin e pronarëve. Nga ana e tyre deputetët e maxhorancës e kanë parë si thelbësore pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës, në seancën kur do të duhet të diskutohet në lidhje me ligjin në fjalë, pasi për nga rëndësia dhe nga masa e personave që mund të preken duhet një konsensus gjithëpërfshirës, duke pasur parasysh dhe ndjeshmërinë që ka zbatimi i tij. Por për miratimin e këtij ligji duhet që më së pari të pritet fundi i bojkotit nga ana e opozitës, e cila deri tani nuk ka dhënë një afat të përcaktuar se kur do të ndërpresë bojkotin ndaj Kuvendit
Relacioni
Në zbatim të ligjit nr .9948, datë 7.7.2008 "Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore", Këshilli i Ministrave dhe Komisioni Qeveritar i Tokës kanë nxjerrë një sërë aktesh nënligjore, të cilat shërbejnë për vendosjen e rregullave dhe saktësimin e procedurave për kryerjen e procesit administrativ të konstatimit të vlefshmërisë apo pavlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë. Sistemi gjyqësor, sipas kërkesës së prefektit të qarkut, vendos përfundimisht për pavlefshmërinë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore dhe pasojat përkatëse. Gjatë periudhës së funksionimit të komisioneve vendore të verifikimit të titujve të pronësisë janë shqyrtuar mbi 1500 tituj pronësie.
Pavlefshmëria e pjesshme
Nëse pavlefshmëria e pjesshme vjen si shkak i mosrespektimit të normës për frymë të fshatit dhe toka bujqësore është ende në emër të mbajtësit të parë të titullit të pronësisë, përpara marrjes së vendimit për pavlefshmëri të pjesshme sipërfaqja shtesë i ofrohet këtij subjekti përkundrejt pagesës, e cila llogaritet sipas hartës së vlerës së tokës së AKKP-së.
Sipërfaqja
Sipërfaqja e ofruar nuk duhet të kalojë 10% të sipërfaqes që i takon subjektit, referuar normës për frymë të fshatit. Në rast se sipërfaqja shtesë në AMTP e kalon 10% të sipërfaqes që i takon dhe mbajtësi i titullit ka bërë pagesën për ligjërimin e titullit KV-ja merr vendim për pavlefshmëri vetëm për sipërfaqen që është më tepër se 10%.
Ankimimi
Nëse subjekti i interesuar dhe komuna/bashkia nuk paraqesin ankim sipas afateve të parashikuara dhe sekretariati teknik brenda së njëjtës periudhë nuk ka informuar KV-në për ndonjë parregullsi të vendimit, atëherë pas kalimit të afatit 30-ditor nga data e fundit e marrjes dijeni të secilit prej tyre, subjektit të interesuar, sekretariatit teknik, jep vendim të formës së prerë.
Shitja e tokës
Kur mbajtësi i parë i titullit të pronësisë mbi tokën bujqësore të lëshuar në kundërshtim me ligjin nuk e posedon më tokën në mënyrë të plotë ose të pjesshme, si pasojë e një transaksioni apo shpronësimit, për interes publik, detyrohet që për sipërfaqen përkatëse të tokës së shitur të kryejë pagesën e kësaj toke, vlera e së cilës llogaritet sipas hartës së tokës së AKKP-së.