PS: S’njohim rezultatin e shpallur nga KQZ
29/06/2011 Mandati i Tiranës
Rezultati i shpallur nga KQZ me urdhër të Saliut është i pavlefshëm dhe i papranueshëm. Ky ishte qëndrimi i ardhur sërish dje nga Partia Socialiste. Përmes një deklarate për shtyp, selia rozë ripërsëriti jo vetëm qëndrimin e saj ndaj rezultatit për zgjedhjet në Tiranë, por dhe arsyet se pse vjen ky pozicion. “Partia Socialiste do të ndjekë rrugën ligjore për të rrëzuar këtë vendim, e bindur në drejtësinë e kauzës së saj, përpara së cilës asnjë gjykatë e gjykatës, sado i trysnuar qoftë nga pushteti, nuk mund të mbyllë sytë. Pasojat do të ishin shumë të rënda”, vuri në dukje deputetja e PS-së, Olta Xhaçka. Sipas saj, PS nuk do ta njohë këtë vendim, që buron nga skemat manipuluese të kreut të mazhorancës qeverisëse. “Me vendimin e saj të pavlefshëm dhe kriminal për shpalljen e Lulzim Bashës fitues në tavolinë, Arben Ristani dhe Sali Berisha u treguan të gjithë shqiptarëve se deri në ç’pikë ka degjeneruar KQZ-ja. Jo vetëm kaq, por Sali Berisha përmes Ristanit u tregoi shqiptarëve e ndërkombëtarëve se ç’momente kritike po kalon demokracia shqiptare, ku po mohohet seriozisht e drejta e popullit për të zgjedhur përmes votës përfaqësuesit e tij. Vendimi i KQZ është krejtësisht i pavlefshëm dhe si i tillë ai është krejtësisht i papranueshëm për opozitën shqiptare dhe Partinë Socialiste”, u shpreh deputetja socialiste. Gjithashtu dhe në deklaratën e djeshme, PS nuk harroi të ripërsëriste sërish akuzat për manipulime të procesit nga ana e KQZ-së. “E pa i madh e i vogël se sa haptazi e në ç’mënyrë primitive u cenua integriteti i kutive të votimit për të manipuluar votat në favor të Lulzim Bashës. E pa i madh e i vogël se si në pjesën më të madhe të kutive mungonte kodi i pestë, pikërisht ai kod që mbyll hapësirën nga ku zgjedhësit hedhin fletët në kuti. E pa çdo shqiptar e ndërkombëtar se si gjysma e kutive kishin fletë mangët dhe gjysma tjetër fletë me tepri, të cilat gjithnjë favorizonin Lulzim Bashën dhe që tregojnë qartë se pushteti ka futur duart në votat e qytetarëve për të grabitur fitoren e opozitës në Tiranë”, deklaroi Xhaçka.
Deklarata e PD-së
Tabaku: Synimi i Ramës të përbaltë procesin
Partia Demokratike reagoi dje ndaj deklaratës së ardhur nga selia rozë, lidhur me zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Konkurrentja që kryeson listën e kandidatëve për këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku, i cilësoi deklaratat e PS-së si përpjekje për të përbaltur procesin zgjedhor. “Zoti Rama vazhdoi sërish përpjekjet për të përbaltur procesin zgjedhor. Të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë se këto zgjedhje ishin të ndershme, të lira dhe transparente. Këto ishin zgjedhjet më të mira të bëra ndonjëherë në Shqipëri. Në këto zgjedhje morën pjesë 1 milion e 600 mijë shqiptarë, duke bërë që zëri i tyre të dëgjohet, një pjesëmarrje rekord për sa i përket zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme në Shqipëri. Komuniteti ndërkombëtar i ka vlerësuar këto zgjedhje në mënyrë të përsëritur”, vuri në dukje Tabaku gjatë fjalës së saj. Po kështu, duke qëndruar po në këtë linjë, ajo theksoi se “akuzat e zotit Rama janë të pabaza, pasi numërimi në KQZ u urdhërua nga Kolegji Zgjedhor, pas kërkesës që bëri vetë partia e drejtuar prej tij”.