Arrestohet ditën e martesës

Nga Express më 21 korrik 2011 në ora 17:00
Kjo foto e publikuar nga një gazetë lokale, me aprovimin e zyrës së sherifit të Jackson (Michigan), tregon Tammy Lee Hinton me fustan nusërie.
Problemi qëndron se kjo është një foto që i bëhet të arrestuarve në komisariat.
Autoritetet bëjnë të ditur se nusja është arrestuar menjëherë pas martesës në kishë.
Akuza ishte ngritur rreth 3 vjet më parë, kur zonja ishte shpallur fajtore për vjedhje identiteti. Duhej të paraqitej në gjykatë më 18 korrik, por nuk e bëri një gjë të tillë dhe menjëherë u lëshua urdhër-arresti.
Hinton u la e lirë brenda 30 minutave, por kjo ngjarje i prishi ditën më të bukur të jetës. /tch/