Besiktas në bisedime me Bryantin

Nga Express më 21 korrik 2011 në ora 14:33
Klubi turk Besiktas ka njoftuar se është në bisedime me përfaqësuesit e Kobe Bryantit rreth mundësisë së transferimit të yllit të Los Angeles Lakers në Turqi gjatë bojkotit në NBA.
Trajneri i Besiktasit, Ergin Ataman ka thënë se: “Është fakt se menaxherët e Bryantit na kanë kontaktuar”, pasi klubi transferoi fundorin e New Jersey Nets, Deron Williams.
Ataman theksoi për ueb faqen e klubit të enjten se Bryant pret një ofertë nga Besiktas.
Ai shtoi se klubit i nevojitet një sponsor për të qenë në gjendje të paguajë kontratën e Bryantit. “Bordi ynë do ta vlerësojë këtë”, u shpreh ai.
Bryant ka fituar pesë tituj në NBA me Lakers dhe është 13 herë NBA All-Star.
Ai në karrierën e tij ka mesatare prej 25.3 pikëve.