Kerkesa per imunitetin opozita pret vendimin e Kushtetueses

Vendimi i kryeministrit, Hashim Thaçi për të kërkuar mendimin e gjykatës kushtetuese lidhur me imunitetin e deputetëve është komentuar në mënyra të ndryshme nga partitë opozitare. Për kreun e grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje do të jetë i pranueshëm përpartinë e tij.
“Kjo kërkesë që është bërë, është bërë në atë organ kompetent që është për të shqyrtuar çështjen e përfolur ditëve të fundit. Më këtë rast organ më kompetent nuk ka se vetë Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe konform saj edhe ne do të sillemi, karshi asaj se çfarë do të vendosë Gjykata Kushtetuese. Për LDK-në do të jetë një vendim i cili na obligon të sillemi ashtu siç jemi sjellë edhe më herët gjatë vendimeve që kjo gjykatë ka marrë për çështje të ndryshme”-theksoi Beqiri.
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje thotë se ccështja i takon prokurorit të shtetit dhe jo qeverisë. Sipër përfaqëuesit të kësaj lëvizje, Glauk Konjufca, EULEX duhet të qëndrojë jashtë kësaj çështje.
”Në këtë çështje nuk ka çka përzihet një instancë tjetër përveç institucioneve të Kosovës, pra e kam fjalën për misionin e sundimit të ligjit EULEX, pra EULEX-i nuk ka çka përzihet në këtë punë as ICO-ja. Është çështje ekskluzive institucioneve të cilat ne më në fund duhet ti bëjmë sovrane”-theksoi ai.
AAK rreshtohet në të njëjtin krah me qeverinë, duke e cilësuar vendimin e saj si të duhur.
“Ne konsiderojmë që nuk është në domenin e Kuvendit që të merret më këtë punë, është çështje e institucioneve të cilat janë thirrur që të ju drejtohen Gjykatës Kushtetuese, sepse kuvendi megjithatë e ka dhëne fjalën e vet përmes kryetarit të Kuvendit të Kosovës”-tha deputeti Ahmet Isufi.
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën për shqyrtimin e imunitetit të deputetëve, presidentit, kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.
Sala Mustafa