Greqia mban frymen. Ne pritje te vendimit te samitit

Ankth dhe pasiguri në Athinë në pritje të rezultateve të samitit të jashtëzakonshëm të Brukselit, që pritet të vendosë për të dytën herë fatin e financave publike greke. Titujt kryesorë të gazetave greke reflektojnë gjithë pritshmërinë e qytetarëve dhe të politikës nga ky samit, ndërkohë që vazhdojnë të analizohen shkaqet dhe rruga e Greqisë deri në këtë situatë që nuk heziton të cilësohet edhe prag falimenti.
“Triller”- shkruan gazeta liberale “Ethnos”- me nje titull te dyte, “Kriza e borxheve-koha e pergjegjshmërisë për Greqinë dhe Europën”.
“Bisedime maratonë dhe anth në Europë”- shkruan konservativja “Kathimerini”. Ndërsa një gazetë ekonomike njofton në titull të parë “Fati i euros është duke u vendosur.” Një tjetër gazetë konservative e deklaron si “Mega Triller” samitin e së enjtes në Bruksel. Ndërsa “Ta Nea” kufizohet me një titull të thjeshtë që e thotë të gjithën “Greqia, Franca, Gjermania”.
Edhe publiku në Greqi shprehet tepër në ankth madje edhe në panik në lidhje me hijet e errrëta të borxhit dhe pasojave të tij që kanë mbuluar vendin sidomos muajt e fundit.
Nëse samiti në Bruksel arrin marrëveshje, paketa e re e ndihmës do ti shtohet paketës së parë me vlerë 110 miliardë euro, të miratuar nga BE e FMN majin e kaluar. Përvec furnizimit të Athinës me fonde te reja, paketa me shumë gjasa, do të ketë edhe kushte të reja për qeverinë. Azhornuar së fundi ( e enjte , 21 korrik 2011 )