Samiti BE Ja plani Marshall per Greqine
Pak orë pas mbledhjes së liderëve të Eurozonës në një samit të jashtëzakonshëm për të shpëtuar Greqinë dhe euron kanë nisur të publikohen rezultatet e para. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se është arritur plani i ashtuquajtur “Marshall” për të shpëtuar Greqinë.
Marrëveshja u arrit mbrëmjen e djeshme mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Nicolas Sarkozy. Drafti parashikon shkëmbimin e bonove, ristrukturimin e borxhit dhe zgjerimin e fondit të shpëtimit. Kjo do t’u vijë në ndihmë vendeve në vështirësi si Portugalia.
Së pari, Fondi për shpëtimin e shteteve do të ketë mundësinë për të blerë drejtpërdrejt në tregjet dytësorë bonot greke apo të vendeve të tjera që janë në krizë. Deri më sot, ky fond mund të ndërhynte vetëm në momentin e emetimit dhe jo në të blinte obligacione në treg.
Së dyti, në paketën e jashtëzakonshme të shpëtimit do të përfshihet edhe sektori privat. Kundërshtarët e kësaj pike të marrëveshjes janë Franca dhe BQE sipas të cilës nëse investitorët privatë do të pësojnë humbje, kriza do të përfshijë mbarë Europën.
Së treti, interesat e borxheve për vendet në krizë si Greqia, Irlanda dhe Portugalia do të ulen të gjitha në 3.5 % dhe afati i shlyers do të zgjatet 15-30 vjet. Po kështu, edhe pse jo e sigurtë, flitet për një taksë për bankat.
I menjëhershëm ishte reagimi i tregjeve ndërkombëtarë. Bursa e Milanos shënoi një rritje të menjëhershme me 4 %, ndërsa ajo spanjolle me 3 %. Aksionet e bankave gjermane, si Kommerzbank dhe Deutche Bank shënuan rritje nga 9 dhe 3.6 %,në një kohë që ato franceze si Societe Generale dhe Credit Agricole me nga 6 %. E njëjta situatë edhe në Britaninë e Madhe ku rritja e aksioneve varion nga 7-10 %.
Bora Ymeri