Pacolli shkon në samitin e Unionit Afrikan

Zëvendëskryeministri në qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli ka udhëtuar për në Adis Abeba të Etiopisë, ku do të marrë pjesë në samitin e vendeve të Unionit Afrikan.
Si njoftohet, gjatë këtij samiti, Pacolli do të zhvillojë takime të rëndësishme me udhëheqës shtetesh të kontinentit afrikan, sidomos të shteteve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës./Indeksonline/