E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet fieraku, u kap me 4 kg heroinë

Tiranë-Tentonte të kalonte kufirin në drejtim të Greqisë, por përfundon në pranga, pasi i gjenden në makinë 4 kilogramë heroinë. Operacioni është bërë nga antikrimi i organizuar, ndërkohë që lajmi konfirmohet nga burimet zyratre të drejtorisë së policisë së Tiranës.

Sipas burimeve, i ndaluari quhet Blenar Gremi dhe është nga fshati Zharrëz i Fierit. “Ky person u ndalua në Kakavijë në tentativë për të kaluar në Greqi. Gjatë kontrollit në makinën me të cilën po udhëtonte iu gjëtën 4 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë”- thanë burimet.

Sipas të dhënave të para mësohet se droga kishte si destinacion Greqinë, ndërkohë që ende nuk dihet origjina e saj. Policia, pasi të marrë në pyetje të arrestuarit pritet të bëjë me dijë të tjera detaje rreth operacionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›