E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobusi përplaset me trafik ndarësen

Një autobus me pasagjerë, i linjës Tiranë-Selanik është përplasur me trafik ndarëset e autostradës Tiranë-Durrës dhe ka shkaktuar bllokimin e rrugës. Për fat, dalja nga rruga vetëm ka shkaktuar panik mes udhëtarëve dhe nuk ka shënuar të lënduar.

Pas ngjarjes në vend kanë mbërritur forca të policisë, që po punojnë për normalizimin e qarkullimit rrugor në këtë aks. Të njëjtat burime, bëjnë me dije se autobusi ishte duke udhëtuar në drejtim të Selanikut, kur në afërsi të Sukthit ka rrëshqitur, duke u përplasur me ndarëset e trafikut.

Të dhënat e para flasin për një rreshqitje të autobusit, favorizuar nga reshjet e shiut dhe rruga e rrëshqitshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›