E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga grupit me 9 persona, shisnin lëndë narkotike

Një grup prej 9 personash, që merrej me shitjen e lëndëve narkotike është vënë në pranga nga policia e Beratit. Agjentët e policisë organizuan ditën e djeshme operacionin “Kali i Trojës”, ku arritën që të godisnin një grup personash që merreshin me shitjen e drogës. Sipas policisë, qytetet në të cilat vepronte banda ishin Berati dhe Vlora. Gjithashtu, agjentët e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 190 gr lëndë e dyshuar si heroinë, një pistoletë, si dhe një sasi parash prej 85.000 mijë lekësh. Hetuesit kishin disa kohë që kishin filluar nga puna për hetimin e grupit dhe ditën e djeshme arritën që të finalizonin aksionin për kapjen e tyre. Nëntë të arrestuarit janë shoqëruar për në ambientet e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara gjykatës për të marrë masën e arrestit. Gjashtë prej tyre janë nga qyteti i Beratit, ndërsa tre të tjerë nga Vlora. Ata akuzohen për “shitje të lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”. Për arrestimin e tre shtetasve, banorë të rrethit të Vlorës, më datë 26.11.2008 u bashkëpunua me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë.

Të arrestuarit

Pas identifikimit të grupit kriminal, që merrej me shitjen e lëndëve narkotike, Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor realizoi operacionin e koduar “Kali i Trojës”. Gjatë kryerjes së këtij operacioni policor u bë i mundur arrestimi i shtetasve Rael Dardha, Markel Gjika, Olsi Metolla, Avenir Kuqali, Skerdian Xhufi, Dhimitër Boce, Erjon Karadaku, Ridvan Kate dhe Olsi Dautaj. Sipas burimeve të policisë, arrestimi i këtyre personave u krye, pasi gjatë një periudhe disamujore, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer shitje të lëndëve narkotike, duke e përqendruar aktivitetin e tyre në qytetet Berat dhe Vlorë.

Gjatë arrestimit të tyre u sekuestrua një sasi prej 190 gr lënde me ngjyrë bezhë, e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë, e cila është dërguar për ekzaminim. Gjithashtu, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një armë zjarri e llojit pistoletë “Zastava” me nr. 25087, me gjashtë fishekë të kalibrit 9 mm, dy automjete, 13 telefona celularë dhe një sasi prej 85.000 mijë lekësh dhe 100 euro.

Hetimet

Policia e Beratit kishte mbi dy muaj që po merrej me hetimin e grupit kriminal, që merrej me shitjen e lëndëve narkotike. Nga hetimet paraprake, grupi ishte i përbërë nga nëntë persona. Gjashtë prej tyre janë nga qyteti i Beratit, ndërsa tre të tjerë nga Vlora. Sipas hetuesve, ata kryenin aktivitetin e tyre në këto dy qytete, ku merreshin me shitjen e drogës. Personat e arrestuar do të përballen me akuzat e “shitjes të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje”.

Të arrestuarit e operacionit “Kali i Trojës”

1-Rael Dardha, banues në Berat

2- Markel Gjika, banues në Berat

3- Olsi Metolla, banues në Vlorë

4- Avenir Kuqali, banues në Berat

5- Skerdian Xhufi, banues në Berat

6- Dhimitër Boce, banues në Berat

7- Erjon Karadaku, banues në Berat

8- Ridvan Kate, banues në Vlorë

9-Olsi Dautaj, banues në Vlorë

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›