E Shtunë, 31 Tetor 2026

Philip Morris padit Australinë lidhur me paketimin e cigareve

Parlamenti i Australisë ka kaluar një ligj sipas të cilit, të gjitha cigaret duhet të paketohen me paketa të veçanta ngjyrë ulliri në kafe dhe të cilat të përmbajnë paralajmërime për ata që e përdorin.

Kanberra zyrtare thotë se ligji ishte një nga me të rëndësishmit që ishte miratuar në historinë e Australisë. Por, Philip Morris për Azinë, thotë se ky ligj ka shkelur një marrëveshje bilaterale për investimet.

Philip Morris tha se kishte dorëzuar një notë proteste lidhur me Traktatin e Investimeve Bilaterale të Australisë me Hong Kongun./Start/

                                                                                             2011-11-21 16:36
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›