Arrestohet gardiani i burgut të Peqinit, ishte dënuar në Itali për prostitucion
Një efektiv i policisë së burgut të Peqinit, u arrestua sot pasi rezulton i dënuar me tetë vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese dhe kryerje mardhëniesh seksuale më të mitura.
Burime të policisë së Elbasanit, thanë se shtetasi Dritan Maçi, 44-vjeç u arrestua pas njohjes në Shqipëri të vendimit penal të huaj dhënë nga gjykata italiane.
Gardiani i burgut të Peqinit, është akuzuar se në vitin 2002 ka trafikuar në Itali dhe ka shfrytëzuar si prostitutë një të mitur.
Sipas akuzës, polici i burgut të Peqinit kishte abuzuar edhe vetë seksualisht ndaj vajzës së mitur, gjatë mbajtjes së saj në Itali.
Edhe pse ishte dënuar edhe ishte shpallur në kërkim nga Interpoli, polici ishte punësuar prej gjashtë vjetësh si gardian në burgun e Peqinit.