E Diel, 1 Nëntor 2026

Investitorët e huajkundërshtojnë draftinpër sektorin minerar

TIRANE- Investitorët e huaj kundërshtojnë projektligjin për sektorin minerar i cili po diskutohet në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. Përfaqësuesit e shoqatës së investitorëve të huaj kanë deklaruar se ky draft rrit burokracitë për marrjen e lejeve të shfrytëzimit dhe nuk i mbron ata në rastin e mosmarrëveshjeve me pronarët e tokës.

Projekt/ligji i ri për sektorin minerar i hartuar nga Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës synon të disiplinojë këtë sektor në kushtet kur janë dhënë mbi 700 licensa kompanive private dhe vetëm një numër i vogël i tyre kanë nisur punën.

Drafti parashikon edhe bllokimin e një garancie bankare nga ana e shoqërisë për realizimin e planit të investimeve, një kërkesë kjo e konsideruar e tepruar nga investitorët.

Gjatë ditëve në vijim pritet që Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese të miratojë projekt/ligjin për sektorin minerar duke i hapur rrugën miratimin e tij në parlament.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›